6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Vaksinimi i fëmijëve, mjeku Ilir Alimehmeti: Adoleshentët kanë risk të ulët nga COVID-19, duhet të mblidhen të dhënat për kalimin e infeksionit natyror për të…

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ka thënë se fëmijët dhe adoleshentët kanë risk shumë të ulët pasojash nga COVID-19. Një nga risqet e vërejtura nga infektimi i fëmijëve me virusin, është inflamacioni i muskulit të zemrës.

E për këtë, duke iu referuar një studimi të Universitetit të Kalifornisë, mjeku thotë, se për vajzat 12-17 vjeçe fatmirësisht risku i miokardit nuk tejkalon riskun e pritshëm, ndërsa për meshkujt sipas tij është tjetër histori.

Mjeku thotë ndër të tjera se: “Për djemtë pa sëmundje të tjera, shanset për evente kardiake ose shtrim në spital për evente kardiake pas dozës së dytë të vaksinës me mRNA janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se sa risku 120-ditor i shtrimit në spital nga COVID-19, edhe në periudhat me prevalencën më të lartë të sëmundjes”.

Gjithashtu, mjeku thotë se SHBA në mandatet e kuadrit mediatik duhet të: “të konsiderojë mbledhjen e të dhënave mbi kalimin e infeksionit natyror në këtë grupmoshë; të ndjekë shembujt e Gjermanisë, Suedisë, Norvegjisë dhe të OBSH-së që kanë ndaluar rekomandimin përfundimtar të vaksinimit te fëmijët me risk të ulët ndaj COVID-19.

Postimi i plotë i mjekut:

“Çdo gjë në jetë ka risqe dhe ajo çka duhet të mësosh është si të lundrosh mes tyre.”
Cit.: Reid Hoffman

Fatmirësisht fëmijët dhe adoleshentët kanë risk shumë të ulët nga COVID-19 miqtë e mi!

Risku nuk është zero, por e dimë që është shumë i ulët.

Është krejt e logjikshme që vaksinimi i adoleshentëve DUHET të demonstrojë që ka risk akoma më të ulët se sa vetë sëmundja!

Një nga risqet e vërejtura qartë ishte miokarditi (inflamacioni i muskulit të zemrës).

Kjo vërejtje është e thjeshtë pasi bie në sy qartë dhe ndodh brenda ditëve të para pas vaksinimit!

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, në një prepublikim të datës 8 shtator 2021, kanë studiuar në nivel kombëtar pikërisht:

riskun për shtrimin në spital nga miokarditi pas vaksinimit me Pfizer, dhe

riskun për shtrimin në spital nga vetë COVID-19.

Rezultati:

Për vajzat 12-17 vjeçe fatmirësisht risku i miokarditit nuk tejkalon riskun e pritshëm!

Por, te meshkujt është krejt histori tjetër! Në krahasim me shtrimin në spital nga vetë COVID-19:

3.7 – 6.1 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 12-15 vjeçarëve të shëndetshëm,

2.1 – 3.5 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 16-17 vjeçarëve të shëndetshëm.

Risku për shtrim në spital gjatë 120 ditëve pas infektimit nga COVID-19 është:

44.4 / milion te adoleshentët e shëndetshëm, dhe

210.5 / milion te adoleshentët me të paktën një sëmundje bashkëshoqëruese.

Risku për shtrim në spital pas vaksinimit me dy doza është:

162.2 / milion te 12-15 vjeçarët e shëndetshëm,

94.0 / milion te 16-17 vjeçarët e shëndetshëm.

Në Figurën e parë (Figura 7 në tekstin origjinal) tregohet qartë se:

Për adoleshentët e shëndetshëm, risku është më i madh se sa përfitimi, pavarësisht nga situata epidemiologjike!

Për adoleshentët me të paktën 1 sëmundje, risku balancohet nga përfitimi, në rastet e prevalencës së lartë dhe të moderuar të COVID-19, por jo në rastet me prevalencë të ulët!

Një kufizim i pranuar nga vetë autorët është se:

“…nuk ishim në gjendje të shtresëzonim risqet e shtrimit në spital për fëmijët që e kanë kaluar apo nuk e kanë kaluar sëmundjen.”, pra duke pranuar se ky është një element kyç i vlerësimit.

Përfundimet e autorëve:

Për djemtë pa sëmundje të tjera, shanset për evente kardiake ose shtrim në spital për evente kardiake pas dozës së dytë të vaksinës me mRNA janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se sa risku 120-ditor i shtrimit në spital nga COVID-19, edhe në periudhat me prevalencën më të lartë të sëmundjes.

Efektet afatgjata të këtij inflamacioni kardiak nga vaksina nuk janë ende të njohura plotësisht dhe duhet të vazhdojnë studimet e tij.

Në kuadrin e mandateve të vaksinimit pediatrik, SHBA mund:

të konsiderojë mbledhjen e të dhënave mbi kalimin e infeksionit natyror në këtë grupmoshë;

të ndjekë shembujt e Gjermanisë, Suedisë, Norvegjisë dhe të OBSH-së që kanë ndaluar rekomandimin përfundimtar të vaksinimit te fëmijët me risk të ulët ndaj COVID-19.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme