Vendet e BE-së përgatiten të hapin kufijtë për personat që janë vaksinuar kundër COVID-19

Vendet e Bashkimit Evropian (BE), janë dakorduar për të hapur kufijtë e tyre të mbyllura mbi një vit për personat e vaksinuar “plotësisht” kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që kanë dhënë zyrtarët e Bashkimit Evropian, mësohet se me marrëveshjen që vendet anëtare kanë arritur pas propozimit të paraqitur në fillim të këtij muaji nga Komisioni i BE-së, personat që provojnë se kanë marrë të dyja dozat e vaksinave të miratuara nga BE-ja mund të udhëtojnë në vendet e BE-së.

Ndërkohë, nuk është konfirmuar koha e saktë se kur mund të ketë një udhëtim të lirë për personat e vaksinuar. Administrate e BE-së planifikon që të kalojë në këtë praktikë që nga muaji qershor.

BE deri më tani ka miratuar vaksinat e BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson and Johnson. Në mesin e këtyre vetëm vaksina Johnson and Johnson mund të merret në një dozë të vetme. Ndërsa vaksinat që Agjencia Evropiane e Barnave vazhdon të vlerësojë aktualisht janë vaksinat Sinovac me Curevac, Novavax dhe Sputnik V.

BE gjithashtu ka marrë vendim që të heqë edhe disa kufizime të udhëtimeve të cilat i zbaton ndaj disa vendeve sipas situatës së pandemisë. Në mesin e vendeve që BE-ja zbaton aktualisht kufizim të udhëtimit janë Australia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut, Tajlanda, Izraeli dhe sipas kushtit të reciprocitetit Kina. Kësaj liste pritet që së shpejti t’i shtohet edhe Britania.

Komisioni i BE-së kishte propozuar që duke marrë në konsideratë situatat e rasteve dhe fushatat e vaksinimeve në vende, të lehtësohen kufizimet aktuale të pandemisë që zbatohen për udhëtimet turistike në BE për personat të cilët nuk kanë leje qëndrimi ose nuk janë shtetas të vendeve të BE-së.

Për udhëtimet, parashikohej që kryerja e dozës së dytë të vaksinës të mos kalonte 14 ditë. Ndërsa në vlerësimin e situatave të rasteve ishte planifikuar që numri rasteve të COVID-19 që vërehet në 100 mijë persona të rritej nga 25 në 75.

Kundër varianteve të koronavirusit do të përdoret mekanizmi “frenimi emergjent”. Në këtë kuadër do të jetë e mundur vendosja e kufizimeve shumë shpejt dhe në mënyrë të koordinuar për ata që vijnë nga vendet ku janë vërejtur variantet. Ndërkohë për udhëtimet e detyrueshme në BE, do të mund të jepet leje pa shikuar nëse janë vaksinuar apo jo personat.

BE mbylli kufijtë e saj për udhëtimet jo të detyrueshme në muajin mars të vitit të kaluar pas fillimit të pandemisë.