0.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Janar, 2022

Vendet e G7-s paralajmërojnë Rusinë: Nëse sulmohet Ukraina, do të ketë pasoja të mëdha

Truss bëri deklarata në lidhje me Iranin, Kinën dhe Ukrainën në konferencën për shtyp të mbajtur në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-s të mbajtur në Liverpool.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss deklaroi se vendet e G7-s, të përbërë nga SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania, i dërguan një mesazh shumë të qartë presidentit rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës, duke paralajmëruar se nëse ai sulmon Ukrainën, do të ketë pasoja të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).

Truss bëri deklarata në lidhje me Iranin, Kinën dhe Ukrainën në konferencën për shtyp të mbajtur në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-s të mbajtur në Liverpool.

“Ne i dërguam një mesazh shumë të qartë të unifikuar nga ky takim i G7-s (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në takim u tha se çdo ndërhyrje e Rusisë në Ukrainë do të ketë pasoja të mëdha me çmim serioz”, tha Truss lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Duke deklaruar se janë duke u shqyrtuar të gjitha opsionet se si Britania do të përgjigjej në rast të pushtimit rus të Ukrainës, Truss kujtoi se vendi i saj ka përdorur sanksionet ekonomike për t’i dërguar mesazhe diplomatike Moskës në të kaluarën.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë e gatshme të vendosë sanksione ekonomike kur dëshiron të dërgojë mesazhe të qarta dhe të arrijë qëllime të qarta. Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet”, tha Truss.

– “Shansi i fundit për Iranin për t’u ulur në tryezën e bisedimeve”

Duke komentuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, Truss tha: “Ky është shansi i fundit për Iranin që të pranojë kushtet e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) dhe të ulet në tryezën e bisedimeve me një zgjidhje serioze të çështjes. Ky është shansi i fundit i tyre dhe është jetike që ata ta bëjnë këtë gjë. Ne nuk do të lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore”.

Truss bëri gjithashtu deklarata në lidhje me marrëdhëniet me Kinën.

“Në takim, ne e bëmë të qartë se jemi të shqetësuar për politikat detyruese ekonomike të Kinës. Ajo që duam të bëjmë është të krijojmë investime dhe akses tregtar ekonomik për demokracitë liridashëse që ndajnë mendimin e njëjtë”, deklaroi shefja e diplomacisë britanike.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme