Vetëm 46 vjeç, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtari i PS-së në Peqin

Ditën e sotme është ndarë nga jeta kryetari i Njësisë Administrative të Pajovës në Peqin, Arben Plaku.

Fatkeqësisht ai ka humbur jetën në moshën 46-vjeçare, pasi ishte shtruar në një nga spitalet Covid të Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur Saimir Hasalla, i cili është kandidat për deputet i Partisë Socialiste. Më herët ai ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Peqinit.

“Lajmi i trishtë !!!! I pikëlluar pa masë nga ndarja e parakohshme nga jeta e vllait , shokut , mikut tonë Arben Plaku. Lamtumirë vëllai jonë !

Uroj të prehesh i qetë . Zoti i dhëntë forcë familjes”,– shkruan ai në rrjetet sociale.