Sarandë/ Mbërrin në spital në gjendje të rëndë 48-vjeçari, dyshohet se ka konsumuar detergjent

Një 48-vjeçar ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës gjatës ditës së sotme.

Pararakisht dyshoher se 48-vjeçari ka konsumuar detergjent, por nuk bëhen me dije shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje të rëndë.

“Më datë 01.04.2021, rreth orës 13:00, në spitalin rajonal Sarandë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Ll., 48 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se ka konsumuar detergjent.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.