VIDEO/ 97 raste të reja me HIV-AIDS vetëm në Elbasan, mjekja bën apel: Kujdes me raportet seksuale, kjo është grupmosha më e prekur

97 raste të reja janë konfirmuar me HIV-AIDS në qarkun e Elbasanit për vitin 2021.

Nga këto 61 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 36 janë femra. Referuar këtyre shifrave specialistët në njësinë e kujdesit shëndetësor parësor për Elbasanin konfirmohet se Elbasani mbetet një qark me numër relativisht të ulët sa i takon përhpjes së kësaj sëmundje .

Edhe për vitin 2021 shkaku kryesor për infektimin me HIV-AIDS apo siç njihet ndryshe SIDA vijonë të jetë raporti seksual i pambrojtur.

Elena Bibaja mjeke në qendrën e kujdesit shëndetësor në Elbasan tha për Fax News se testi është falas dhe çdo qytetar që sheh simptoma të ngjashme ose kanë kryer sjellje të rrezikshme t’i drejtohen qendrës.

Bibaja: “Për shkak të karantinës dhe vitit pandemik që lam pas mungon një shifër e saktë se me sa përqind është rritur numri i të infektuarve në qarkun e Elbasanit por nëse i referohemi shifrave të dy viteve më parë Viti 2019 shënoi në total një numër prej 65 personash të prekur nga virusi i HIV/AIDS, nga këto 45 raste janë meshkuj dhe 20 femra. Veç virusit të hivit janë edhe disa sëmundje të tjera ngjitëse të cilat në rast të moskujdesjes mund të shkaktojnë problem serioze me shëndetin.

“Në bazë të të dhënave Shqipëria ka një prevalencë të ulët sa i takon HIV/AIDS, nuk ka një rritje të përqendruar të infektimit me HIV, personat e infektuar marrin mjekimet përkatëse dhe trajtohen në Tiranë më së shumti. Duke pare dhe nga të dhënat e viteve më parë kemi një rritje të rasteve te meshkujt përmes rrugëve seksuale. Në gjtihë Shqipërinë numri total i personave të prekur është 91, meshkuj 65 dhe 26 femra. Në Elbasan janë 97 raste të të prekurve, kryesisht këto raste marrin mjekimet në qendrën përkatëse.

A ka raste të fëmijëve apo nën 18-vjeç?
Nën moshë kemi vetëm nje rast. Grupmosha më e prekur është nga 35 deri në 45, kryesisht transmetimi është nëpërmjet rrugëve seksuale. U bëjmë apel njerëzve që të vijnë të testohen kur kanë bërë sjellje të rrezikshme ose kur dyshojnë për ndonjë infeksion.

-Simptomat?

Janë të ndryshme, ka temperaturë të lartë, herpesa në trup, të ngjashme me gripin por e ritheksoj kur ka kryer ndonjë sjellje të rrezikshme të vijë të bëjë falas testin HIV.