Vllaznia dhe Dinamo e mbyllin në ‘paqe’ miqësoren

Nuk ka fitues në Pezë, Dinamo e Vllaznia ndahen në barazim pa gola...

Dinamo dhe Vllaznia kanë matur forcat në një test miqësor të zhvilluar në kompleksin stërvitor në Pezë Helmes, teksa pas 90 minutave mjaft të luftuara, ndeshja u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Përballja mes dy skuadrave ka qenë nga më interesantet ndër vite, por i ka munguar futbollit shqiptar kohët e fundit, pasi prej 8 sezonesh blutë e kryeqytetit nuk janë më pjesë e ligës elitare të futbollit.

Megjithatë te Dinamo synojnë ngjitjen në Superligë këtë sezon dhe testi ndaj shkodranëve ishte mjaft i rëndësishëm për të parë ecurinë e ekipit të trajnerit Cammarata, ndërsa nga ana tjetër gjermani i Vllaznisë, Brdaric kërkon të mbajë të tijtë të karikuar në pritje të fillimit të kampionatit.Image may contain: sky, grass, outdoor and nature