Vrasja e 47-vjeçarit në Tepelenë dyshohet për hasmëri, policia në këmbë për kapjen e autorëve

Personat që shihni në foto janë dy vëllezërit nga Tepelena, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa tjetri u plagos.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit. Burime zyrtare thanë se nga të shtënat me armë i vrarë mbeti Artur Bresha, rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, Artan Bresha, rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Balkanweb raporton se vrasja ka dyshime të ketë ndodhur për hasmëri të vjetra. Mësohet se viktima ka qenë emigrant, ndërsa tani punonte roje te by-passi, ndërkohë që vëllezërit kanë edhe një dyqan në Tepelenë. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga ngjarja në fjalë.