Vrasja e Mateos në Fier, Basha: Jam i tronditur! Këmbanë alarmi për shtetin shqiptar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u zbulua në Fier, në fshatin Grecalli, aty ku u gjet i vrarë dhe i groposur 8-vjeçari Mateo Vasiu nga autori Klodian Çalamani. Me anë të një mesazhi, kryedemokrati shprehet se ngjarja e ka tronditur shumë, ndaj si prind ndan dhimbjen që po përjeton familja e të miturit. Basha shkruan se ngjarja kriminale është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit, policisë, drejtësisë, shëndetësië dhe kujdesit social. Sipas tij duhet një vëmendje e shtuar për çdo rast si dhe të krijohet një strategji e re që parandalon ngjarje të tilla pa qënë vonë.

Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen!Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve! Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.