10.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Krimi horror në Fier, flet xhaxhai i autorit: E këshillonim, por s’na dëgjonte. T’i jepet dënimi më i rëndë që meriton sepse kemi fëmijë vetë

Xhaxhai i autorit të krimit makabër në Fier, ku u vra 8-vjeçari Mateo Vasia, ka folur për mediat. Vllasi Çalamani ka thënë se nipi ka qenë problematik dhe shpesh e këshillonte, por shtoi se nuk e dëgjonte.

Prej vitesh sipas tij, ai nuk takohej e fliste me të.

Xhaxhai thotë se i nipi edhe kur doli nga burgu vijoi me të njëjtën sjellje, ndërsa shtoi se nuk i druhet një hakmarrjeje nga familja e djalit, për arsye se ai nuk ka konflikt me asnjë.

“Ne e njohim atë ashtu siç foli. I kemi folur gjithmonë. Mua nuk më dëgjonte. Ai nuk kishte një moshë 14 vjeç, por po shkonte 40. Nipi nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor. Unë të paktën nuk e di. Unë nuk flisja me nipin sepse nuk më dëgjonte. Ai edhe njëherë ka marrë një vajzë, e rrëmbeu, por nuk di përse e bëri. Unë e di që ai pinte alkool, tjetër se di. Nuk i druhem hakmarrjes, sepse unë nuk kam punë me nipin.

Unë i bëj thirrje kryetarit të parlamentit ligjin me varje. Ai nuk është për shoqëri më. Ai jetonte vetëm. Unë them që ai e ka bërë ngjarjen. Nuk e di çfarë e ka shtyrë që të merrte këtë akt ndaj fëmijës. Ai ashtu siç hyri në burg e ashtu doli, nuk ndryshoi fare. Në një moment të dytë do të shkoj te familja e djalit, sepse kam fëmijë vetë edhe nipër. Bashkia e futi në punë, por ai pinte dhe ashtu nuk të mban njeri në punë”, tha xhaxhai i Klodianit.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme