6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Vritet me kallashnikov 38-vjeçari i sapo kthyer nga Spanja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Skelës në Vlorë, ku një person ka mbetur i vdekur nga të shtënat me breshëri kallashnikovi.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia”, ku në drejtim të Delion Troqe, 38 vjeç është qëlluar rreth 15 herë dhe për shkak të plagëve ka ndërruar jetë në spital.

Ende nuk ka më shumë informacion për rrethanat por mësehet se ngjarja ka ndodhur pranë një servisi në pronësi të 38-vjeçarit.

Troqe, i cili kishte vetëm rreth 10 ditë që ishte kthyer nga Spanja, rezulton person me precedent penal pasi ka qenë i dënuar me burg në Shqipëri për shkak të një sherri ku ishte përfshirë.

Autorët pas atentatit kanë djegur në periferi të Vlorës automjetin që përdorën në ngjarje. Makina tip “Audi” është gjetur e djegur në fshatin Sherishtë.

Ngjarja është shoqëruar dhe me një tjetër incident, ku mësohet se vëllai i viktimës ka qëlluar shefin e reaminacionit me grushte.

Kush është Delion Troqe?

Viktima është një emër jo i panjohur për drejtësinë, pasi në vitin 2016 shtë arrestuar ka qëndruar për disa kohë në burg, por nuk dihet se për çfarë akuzohej asokohe.

Sipas Qynos, ai është skeduar nga prokuroria por ka mundur të ngrejë procedura për të marrë të marrë dëmshpërblim. Mësohet se ai ka marrë rreth më shumë se 6 milionë.

Personi nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe merrej me biznesin e tij, të cilin herë pas here e mbyllte pasi largohej nga Shqipëria.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme