WhatsApp nuk është më aplikacioni më i shkarkuar

WhatsApp në pronësi të Facebook nuk është më aplikacioni më i shkarkuar në botë. Sipas një studimi të bërë nga Sensor Tower, në janar të vitit 2020, TikTok, aplikacioni dhe rrjeti social që funksionon nëpërmjet postimit të videove të shkurtra ka marrë kryesimin.

Në total, në Janar 2020, TikTok u shkarkua 104.7 milion herë nga përdoruesit e App Store dhe Google Play dhe ka në total 1.5 miliardë shkarkime. Vendi me më shumë shkarkime ishte India e cila përbënte 34.4% të numrit të përgjithshëm e ndjekur nga Brazili me 10.4%.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i shkarkimeve të TikTok në të gjithë botën u rrit me 46%, dhe krahasuar me dhjetorin 2019, rritja ishte me 27%. Numri i shkarkimeve të WhatsApp në Janar 2020 arriti në 90.6 milion, vetëm 10% më shumë sesa në Janar 2019.

Ndër pesë aplikacionet më të shkarkuara katër prej tyre i përkasin Mark Zuckerberg duke përfshirë edhe Instagram, Facebook dhe Messenger.