Yuri Kim: Shqipëria, aleate e vërtetë dhe e guximshme!

Ambasadorja Yuri Kim tha këtë të diel se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe amerikanëve duhet të vlerësohen mbi gjithçka tjetër.

Ambasadorja Yuri Kim tha këtë të diel se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe amerikanëve duhet të vlerësohen mbi gjithçka tjetër.

Ajo u shpreh nga sheshi “Nënë Tereza” ku është organizuar dita e hapur e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët Defender 21 se SHBA e di që Shqipëria është një mike e vërtetë dhe e guximshme si dhe një aleate e fortë dhe e vërtetë.

“Kam pasur mundësi të vizitoj vendet e trajnimit në Shqipëri dhe gjëja e parë që shoh e që më bën të lumtur është që shqiptarë e amerikanë punojnë së bashku dhe njihen me njëri tjetrin. Marrëdhëniet profesionale dhe vetjake që po formohen tani e tejkalojnë trajnimin ushtarak të sotëm. Do të forcojnë lidhjet tona në të ardhmen. Jam e lumtur të raportoj që ushtarët tanë në uniformë ndihen saktësisht njësoj siç ndihemi ne diplomatët veshur me kostumet me këtë përvojë që kemi në Shqipëri. Ata mrekullohen me bukurinë e Shqipërisë. Ata vlerësojnë mikpritjen e popullit dhe janë krenarë që SHBA-të e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleat. Ne dimë që Amerika ka një mike të vërtetë dhe të guximshme, një aleate që nuk ka më të fortë dhe më të vërtetë se Shqipëria. Defender 21 hap një rrugë të re entuziasmuese për bashkëpunimin strategjik. Suksesi i Defender 2021 pasqyron angazhimin e udhëheqësve dhe të popullit të Shqipërisë. Ne vlerësojmë se pavarësisht nga dallimet që mund të ndajnë njerëzit kohë pas kohe të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ju sikurse të gjithë ne jemi të bashkuar se kjo marrëdhënie mes SHBA dhe Shqipërisë është e rëndësishme, se marrëdhënie mes amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohen mbi gjithçka tjetër. Qëndrojmë me ju në një mbështetje të fortë dhe solidaritet për një Shqipëri demokratike të pavarur dhe të fortë. Do të qëndrojmë me ju ndërkohë që ndërmerrni detyra të vështira që janë të nevojshme në mënyrë që Shqipëria të arrijë potencialin e plotë. Dua të them që jam e prekur që qëndroj në Shqipëri dhe shoh drejt në sheshin Skënderbej për së drejti në statujën e heroit tuaj pasi ai është simbol i uniteti, kurajos dhe qëndrueshmërisë dhe vizionit. Jam krenare që jemi këtu si aleatë këtu, sot nesër, përgjithmonë, krah për krah”, tha Kim.