Zgjedhjet për kryetar të ri të FRPD, reagon Këlliçi: Nuk e njohim këtë proces, ky nuk është momenti për të uzurpuar institucionet

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së garës për kryetar të ri të FRPD nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Këlliçi e ka konsideruar nul vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj strukture.

Këlliçi tha se ky proces zgjedhjesh që pritet të zhvillohen është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha.

Sipas tij FRPD-ja ka votuar në mënyrë unanime kundër vendimit të marrë nga Basha. Ai shtoi se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të vështirë dhe se nuk është momenti për të pasur akoma më shumë përçarje brenda partisë.

“Vendimi ynë që do t’ju bëhet dhe ju me dije është 100% kundër. Ne kemi detyrim statuor për të bërë më të mirën për të pasur një strukturë të rë. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe unë jam krenar për demokracinë tonë të brendshme. Në forumin rinor ka përplasje idesh, ka debate, por këtë proces nuk e njohim. Ne kemi persona në FRPD që janë diplomuar në 10 universitetet më të mira në botë dhe publiku nuk i njeh. Ky nuk është momenti për të uzurpuar institucionet,”- tha Këlliçi.

Sot zyrtarisht, zyra e shtypit të PD-së njoftoi se Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Nderkohe mandati i kryetarit te FRPD dhe kryesise ka mbaruar qe para dy vitesh.