Lëndë plasëse makinës në Tiranë, dëme materiale nga shpërthimi. Tritoli ishte vendosur në…

Një sasi lënde plasëse është vendosur sot ndaj një makine në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për ‘BalkanWeb’, se një sasi e vogël tritoli është vendosur ne pjesen e parme të makinës tip “Range Rover” me targë AA199 YS.

Mësohet se në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar.

Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 të së shtunës në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ndërsa sipas policisë makina është në pronësi të një vajze.
Si pasojë e shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Njoftimi i policise:

Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.