Zhduket prej 2 javësh biznesmeni në Tiranë

Prej 2 javësh rezulton i zhdukur një biznesmen në Tiranë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Rruzhdi Hoxha prej 2 javësh nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.

Denoncimi në Polici është bërë nga vëllai i 43-vjeçarit në komisariatin nr.5 në Tiranë. Çështja e tij ka kaluar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Deri në këto momente janë kryer verifikime dhe janë pyetur disa persona, të cilët kanë pasur kontaktet e fundit me biznesmenin.

Për herë të fundit, biznesmeni është filmuar nga një kamer në zonën e autostradës.