Zjarri përfshin tre banesa në Durrës

Banesat janë të vjetra dhe janë ndërtuar me material pupuliti.

Tre banesa janë përfshirë nga flakë masive në qytetin e Durrësit këtë mbrëmje të së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit. Deri më tani raportohet se nuk ka persona të prekur nga flakët. Banesat janë të vjetra dhe janë ndërtuar me material pupuliti.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit./Express