Sekuestrohen ora rolex e makina të shtrenjta, shkatërrohet banda e hajdutrëve shqiptarë në Itali

Karabinierët në Venaria kanë arritur të shkatërojnë një bandë hajdutësh, duke vënë në pranga 3 shqiptarë.

Një bandë kriminale me hajdutë shqiptarë u zbulua dhe u shkatërrua nga karabinierët në Itali.

Banditët kanë vepruar në kohën që pronarët e shtëpive flinin në banesa. Shqiptarët hajdutë kanë hyrë në dy apartamente në Valperga, por policia i përgjoi teksa ktheheshin në Torino dhe i ka arrestuar, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Karabinierët në Venaria kanë arritur të shkatërojnë një bandë hajdutësh, duke vënë në pranga 3 shqiptarë. Këta të fundit janë të moshave nga 21 deri 39 vjec e janë të gjithë me precedentë të mëhershëm. /Balkanweb