Zoran Zaev dorëhiqet si kryeministër dhe kryetar i LSDM

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit zhgënjyes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Dorëheqja e tij është nga detyra e kryeministrit si dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së.

“Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe  pozita e kryetarit të LSDM-së”, deklaroi Zaev duke marrë përgjegjësinë për humbjen.

Vendim ka ardhur pasi rezultati paraprak i raundit të dytë i jep fitore VMRO-DPMNE.

Dorëheqja nuk u shoqërua me shpallje të zgjedhjeve të parakohshme dhe tashmë pritet të ketë negociata për të formuar një qeveri të re po në drejtimin e LSDM-së.

“Mendoj se nuk duhet të ketë zgjedhje të reja. Na presin dy vite të shkëlqyeshme për punë dhe suksese ekonomike. Do ndihmoj gjatë kësaj periudhe që të riorganizohet një Qeveri e re”, tha Zaev.

Analistë dhe përfaqësues të opozitës në RMV e kanë konsideruar dorëheqjen e Zaev si një lëvizje taktike për të mbajtur pushtetin pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Gjithësesi kjo situatë pritet të shkijojë klimë të paqëndrueshme politike në Maqedoninë e Veriut.