Zv.presidenti i Turqisë ndihet keq gjatë fjalimit të tij

"Mendoj se ishte një shqetësim i vogël për shkak të pagjumësisë dhe lodhjes", tha Fuat Oktay

Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, u ndje i sëmurë gjatë fjalës së tij në një takim kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ashtu si thonë mjekët tanë, mendoj se ishte një shqetësim i vogël për shkak të pagjumësisë dhe lodhjes”, tha Oktay pasi bëri një pauzë të shkurtër.

Oktay mori pjesë në Samitin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike të mbajtur në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Mjekët në kompleksin presidencial ishin të parët që reaguan pas shqetësimit të Oktay, i cili u ndje keq në fund të fjalës së tij.

Oktay pushoi për pak kohë dhe u kthye përsëri në podium.