100 milionë fëmijë u prekën nga varfëria gjatë pandemisë, thotë UNICEF

COVID-19 është kriza më e keqe për fëmijët në historinë 75-vjeçare të UNICEF.

Kështu njofton organizata botërorë për fëmijët, ku nënvizohet se 100 milionë fëmijë janë përfshirë nga varfëria në periudhën e pandemisë, një rritje me 10 për qind që nga 2019.

UNICEF thekson se do të duhen deri në tetë vite për t’u rikuperuar një situatë e tillë. Të dhënat e publikuara nga UNICEF:

100 milionë fëmijë janë përfshirë nga varfëria në periudhën e pandemisë.
50 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja dhe kjo shifër mund të rritet me 9 milionë deri në vitin 2022 për shkak të pandemisë.
Gjatë vitit 2020 mbi 23 milionë fëmijë nuk patën mundësi të vaksinoheshin, një rritje prej afro 4 milionë nga 2019, dhe numri më i lartë që nga viti 2009.
Më shumë se 13 për qind e adoleshentëve të moshës 10 deri në 19 vjeç janë të prekur nga përkeqësimi i shëndetit mendor.
Deri në tetor 2020, shërbimet e shëndetit mendor në 93 për qind të vendeve u ndërprenë ose u ndaluan për shkak të përhapjes së koronavirusit.
426 milionë fëmijë jetojnë në zonat e konfliktit.
Përafërsisht 1 miliard fëmijë jetojnë në vende që janë në rrezik nga ndryshimet klimatike.
Numri i fëmijëve që punojnë është rritur në 160 milionë, një rritje prej afro 8.5 milionë në katër vitet e fundit.