“Broja, taktikë e trajnerit Reja”, Jetmir Halilaj nga Londra: Tifozët shqiptarë do ta kalojnë limitin e lejuar

Gjithë sytë e tifozëve shqiptarë sot janë te ndeshja Angli-Shqipëri, që do të luhet në orën 20:45 në Wembley. Kuqezinjtë e trajnerit Edy Reja kërkojnë maksimumin në një sfidë prestigji, teksa shpresojnë të mbeten në garë për një vend në play-off edhe pse shanset janë minimale.

Në një lidhje Skype nga Londra, Kryeredaktori i Panorama Sport, Jetmir Halilaj, tregoi për emisionin “Sport News” në News24 të moderuar nga Enxhi Biba atmosferën në prag të kësaj ndeshje dhe entuziazmin e tifozëve kuqezi, që priten të jenë mbi 5 mijë të tillë, duke qenë se sonte në Wembley do të jenë 90 mijë tifozë.

Halilaj tregoi detaje nga Kombëtarja, ku trajneri Edy Reja i është dukur nervoz, ndërsa ndryshe ndodh me futbollistët që gjatë 24 orëve janë dukur të relaksuar, të vetëdijshëm ndoshta se nuk kanë asgjë për të humbur në këtë sfidë madhështore për ta. Nuk mund të mungonte edhe përgjigja për Brojën, të cilin Halilaj e sheh si xhol dhe strategji të trajnerit.

Emocionet: “Nuk na bie rasti shpesh të raportojmë nga Uembli, është emocionuese. Ka atmosferë, jam i befasuar që janë shitur të gjitha biletat, atmosfera në këtë zonë të Londrës. Duke sikur je në Shqipëri për numrin e lartë të tifozëve shqiptar që ndodhen këtu.

Numri i tifozëve: “Nga aq sa munda të informohem duhet të jenë të paktën 14 mijë tifozë shqiptarë, do të tejkalohet 5% i tifozërisë mike, por priten edhe më shumë”.

Atmosfera: “Atmosfera në ekip ishte e mirë, ndoshta ka ndikuar lodhja nga udhëtimi. Më i tensionuari ishte Reja, lojtarët ishin më harmoni, në humor, do t’i shohim në fushën e lojës si do të jenë, por dje atmosfera ishte mjaft e mirë”.

Broja: “Nga informacionet që kemi, Broja është në forme, madje është gati të luajë dhe si titullar, megjithëse 99% të mundësive nuk do të jetë titullar, por nëse do Reja e ka gati. Nuk do të rrezikojë, por është dhe strategji këtë lëvizje me Brojën. Por stafi ka siguruar që është në gjendje të mirë, megjithëse do ta nisë nga stoli”.

Mundësia për të bërë karrierë: “Ka mundësi që Strakosha të jetë titullar, por jo për faktin se ka interes nga ekipet angleze. Kjo është vitrinë për ata që do të zbresin në fushën e lojës, pasi do të kenë audiencë të madhe, luajnë në Uembli, kundër Anglisë, ka menaxher të shumtë. E ardhmja e një futbollisti mund të joshët me një ndeshje si kjo pasi mund të kapësh kontratën e jetës”.

Kumbulla: “Në fakt në ndeshjen ndaj Polonisë ishte ndër më të mirët, ka një trajner kërkues dhe konkurrencë te Roma. Mund të jetë mundësi e mirë dhe për Kumbullën, por nuk besoj se ka ndonjë gjë për të demonstruar, pasi i duhet skuadër për të luajtur, nuk i mungojnë ofertat si brenda dhe jashtë Italisë”.

Reja: “Ndoshta ishte nervoz pasi kishte shumë njerëz të interesuar, për shkak të kohës. Kur shkuam te qendra stërvitore, skuadra dukej më e relaksuar te trajneri. Nuk besoj se ka nevojë të motivojë skuadrën ndaj Anglisë, pasi pranohet çdo rezultat ndaj Anglisë”.

Ëndrra te kualifikimi: “Duhet të jemi realist, Shqipëria nuk i ka shënuar asnjëherë gol Anglisë këtu, dhe nuk ka fituar asnjëherë, por nuk duhet të dorëzohemi. Kemi përballë një nga skuadrat më të mira në botë, pavarësisht trofeve të munguar. Rezultat pozitiv do të ishte dhe barazimi, do të banuam krenar shqiptarët, por do të kishim dhe një shpërblim ekstra deri në 10 mijë euro për lojtar nëse fitojmë”.

Strategjia: “Italinë kur e mundi Anglinë në Europian nuk parkoi autobusin, Reja tha do të përpiqem të bëj diçka të tillë, mjaft të jetë ndeshje perfektë për të marrë rezultat pozitiv, do të shohim”.

Sauthgejt: Është pjesa italiane që i meshojnë mediat, por kuptohet psikologjia dhe sikleti kur kemi përballë një skuadrë të dobët më të vogël. Në fund të fundit kur luajnë skuadra si Shqipëria me Anglinë nuk ka çfarë të humbë. Kjo e tremb Anglinë, pasi do të ndikonte dhe te opinioni, dhe nuk duan të nënvlerësojnë dhe ta surprizojnë”.

Nota: “Nuk janë mbyllur ende kualifikueset, nota vendosin trajnerët, për mua ka pasur progres jo aq sa do të donim për brezin e lojtarëve, por në fillim të edicionit të thonin që do të merrnim vendin e tretë do të firmosnim të gjithë. Ka një brez të mirë lojtarët me të cilët mund të shkojmë më larg, të paktën në Europian”.

Lojtari që pritet të surprizojë: “Nuk e di nëse ka një lojtarë të kalibrit të Demollarit, mendoj se Gjasula do të bëjë mirë në këtë sfidë”.

Parashikimi: “Nëse dalim të pamposhtur do të ishte arritje e madhe”.