Akuzat e Bashës, Ahmetaj: Pse 400 oligarkë paskemi ne? Buxheti, më i miri në 30 vjet

Arben Ahmetaj: Shërbimet janë online, tregojani dhe të tjerëve. Doni t’i referoheni FMN-së, për pandeminë dhe tërmetin, u detyruam të shkonim në 80 për qind borxh. Nuk do t’i linim njerëzit dhe investimet copë copë. Po ringrihemi shpejt, mundej dhe më shpejt, po hajde ta diskutojmë. Diskutime për inovacion politik, nuk bëhem pjesë. Flasim për statistika. Kryefjala e buxhetit është shërbimi ndaj qytetarëve që nga zyrat lokale dhe qendrore. Mandati i tretë, më shumë se politik është i shërbimit për qytetarët. Hajde bëjmë debat nëse po përdorim sistemet e duhura, ndoshta ju keni ide shumë të mira. Jo të diskutojmë PPP-të, ça do heqësh, ato që kanë nevojë për dializë, t’i lësh pa to. Apo të heqim rrugët. Digjitalizimi, hajde ta diskutojmë bashkë, jam dakord me kryetarin tuaj. Buxheti patjetër është politik sepse jemi dy botë të ndryshme, një botë që i referohet qytetarit, dhe një botë që bën debat dhe nuk del në konkluzion. Mos flisni nga vendi. Në vend që të debatojmë për digjitalizimin, na përmendi oligarkët, çfarë oligarkësh. Boçi tha po nuk ja merrni taksat shqiptarëve, e kemi taksën e biznesit të vogël zero. keni parë ndonjë vend që komandohet nga oligarkët që ta ketë taksën zero. Keni parë që të rrisësh tatim fitim dhe të komandohet nga oligarkët. Pse thoni për rindërtimin, 400 kompani. 400 oligarkë paskemi ne?