E rëndë në Pezë/ U rrëzua aksidentalisht nga biçikleta, humb jetën në spital 17 vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze të mitur është shënuar këtë të shtunë në fshatin Maknor të Pezës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:25, ndërsa sipas familjarëve 17-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.

Si pasojë e reja ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe. Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.