11 dhjetori, Vokshi: Basha të vijë të përballet me demokratët, jemi mbi 5000

Vokshi gjithashtu ftoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha për të cilin tha se duhet të përballet me demokratët.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka dhënë detaje mbi mënyrën se si do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Në një prononcim për Syri Tv, Vokshi thotë numri i personave që kanë firmosur dhe do të jenë prezent në stadiumin “Air Albania” ka shkuar mbi 5 mijë. Vokshi gjithashtu ftoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha për të cilin tha se duhet të përballet me demokratët.

“Do të jetë Kuvendi i demokratëve. Janë vetë anëtarët delegatët e Kuvendit Kombëtar të cilët kanë kërkuar tashmë kanë shkuar mbi 5000 numri i atyre që kanë firmosur por tashmë do të vijnë dhe shumë prej tyre që nuk kanë firmosur . Është bërë me dije që do të fillojë në orën 10 në stadiumin Air Albania. Ishte e pamundur në asnjë prej ambiente të tjera të futeshin qoftë delegatët mbi 5000 apo anëtarët, apo të ftuarit e Partisë Demokratike. Do të jenë delegatë e vendosur në një ambjentë krejt të ndarë nga pjesa tjetër e të ftuarëve. Do të ketë transparencë të plotë për numrin e delegatëve, për forumin për votimet që do bëhen atje, do të ketë votime shumë të rëndësishme të cilët do të ndërmerren nga vetë antarësia dhe së fundmi do të jetë më tej një hapësirë e lirë për çdo demokrat që do të dojë të marrë pjesë. Përderida demokracia është votë ,unë e kam ftuar dhe e ftoj dhe njëherë z.Basha të vijë nesër në Kuvendin e thirrur nga delegatët. Le të përballet me votën e demokratëve. Demokracia është 50+1. Nëse z. Basha nuk e ka më këtë mbështetje 50+1 atëherë z.Basha duhet të ikë në shtëpi, ta lëshoj karrigen. Dhe mëqënëse më pyetët pak më parë nga Air Albania në Partinë Demokratike? Po në PD sepse do të jetë anëtarsia që do të vendosi. Është anëtarsia që ka marrë në dorë fatet e Partisë Demokratike. Është anëtarsia që do të votojë nesër ndryshimet statutore. Çdo gjë është bërë e bazuar në statut , çdo gjë do të bëhet e bazuar në statut dhe z. Basha do të jetë i detyruar që t’i bindet vullnetit të demokratëve,”- tha Vokshi ndër të tjera.