0.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Janar, 2022

BE në krah të Kosovës: Nuk mohohet Masakra e Reçakut, i dimë mizoritë tuaja

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Peter Stano, reagoi menjëherë pas deklaratave polemizuese të ministrit të brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili e quajti vrasjen e civilëve shqiptarë në Reçak një“gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë të gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave, kurse gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, tha ministri serb, sipas të cilit serbët “nuk do të lejojnë më kurrë që të tjerët të shkruajnë për ta”.

Por Stano, e bëri të qartë se mohimi apo modifikimi i Masakrës së Reçakut ku u vranë 45 civilë shqiptarë, është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”, tha zëdhënësi.

Ai shtoi se BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjithë rajonin që të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të së kaluarës, pasi ka shumë nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.

Masakra, në të cilën forcat serbe ekzekutuan 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999, ishte një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme