47 civilë të vdekur dhe 222 të plagosur nga sulmet e Armenise në Azerbajxhan deri më tani

Po ashtu janë shkatërruar 1.669 shtëpi, 84 apartamente dhe 301 ndërtesa publike, njoftoi Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit

47 civilë kanë humbur jetën dhe 222 civilë janë plagosur në sulmet e Armenisë me artileri dhe raketa në vendbanimet azerbajxhanase deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifrat e fundit u njoftuan nga Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit, e cila tha se që nga 27 shtatori, kur filluan sulmet, po ashtu janë shkatërruar 1.669 shtëpi, 84 apartamente dhe 301 ndërtesa publike.

Më 27 shtator, ushtria e Azerbajxhanit nisi një kundërsulm pasi ushtria armene filloi të hapë zjarr ndaj vendbanimeve civile.

Me humbjen e pozicioneve, ushtria armene i vazhdoi sulmet me artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani në një takim në Moskë ranë dakord që nga 10 tetori në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.

Ende pa kaluar 24 orë nga armëpushimi, Armenia sulmoi me raketa qytetin azerbajxhanas Ganja, duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 35 të plagosur.

Ndërkaq, dje, katër persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm ndaj civilëve në qytetin Terter të cilët po shkonin në varrezë për një ceremoni mortore.

Lajme të ngjashme