Procesi zgjedhor për Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë një kthesë shumë të fortë. Gjykata e Tiranës ka zhbërë vendimin e Shoqatës Rajonale të Tiranës. Këto zgjedhje u realizuan pak ditë më parë mes shumë polemikash dhe akuza për manipulime.
Pas ankesës për procesin, Gjykata e Tiranës, mori në shqyrtim atë. Ankuesit kërkonin revokimin e çdo vendimi dhe veprimi procedurial të mëparshëm dhe emërimin e Eduard Prodanit si president të shoqatës.
Prodani ishte në zgjedhjet e datës 24 dhe braktisi procesin pasi akuzoi se po bëheshin manipulime me anë të delegatëve të panjohur dhe paautorizuar.
Nga këto votime fitues u shpall krenar Alimehmeti. Paralelisht me këto zgjedhje u zhvilluan dhe një palë zgjedhje të tjera ku u përzgjodh Eduard Prodani, në krye të shoqatës së Tiranës.
Pas këtij vendimi të gjykatës që ndryshon gjithë procesin zgjedhor, reagoi edhe Federata Shqiptare e Futbollit.



