Dy raste të reja me CoVid-19 në Lezhë, një tek Infektivi për trajtim më të specializuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë janë konfirmuar dy raste të reja me covid 19.

Një paciente me shenja të lehta e cila është vetëizoluar.

Ndërsa një tjetër paciente e cila pas ndihmës së marrë në spitalin e Lezhës është dërguar për trajtim më të specializuar drejt Infektivit në Tiranë.