Fondacioni “ALSAR” në partneritet me institucionet turke dhe në mbështetje të nismave për promovimin e vlerave kulturore shqiptare zhvilloi në ambientet e Radiostacionit “Jehona” Shkodër, ceremoninë e fazës së parë të dhurimit të pajisjeve të reja radiofonike të standardeve bashkëkohore, si një akt që synon të mbështesë realizimin e shërbimeve dhe programeve cilësore radiofonike për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer njëherazi edhe ruajtjes dhe promovimit të vlerave kulturore kombëtare shqiptare.
I pranishëm nga Fondacioni “ALSAR” ishte drejtori administrativ, Saimir Rusheku, ku u prit nga drejtues të Radiostacionit Jehona, të cilët shprehën falënderime dhe mirënjohjet e tyre për Fondacionin “ALSAR” për ndihmën e vyer dhe mbështetjen e dhënë ndaj kësaj media të rëndësishme.


