Abuzonte seksualisht prej kohësh me vajzën e nipit, kush është 53 vjeçari

Një adoleshente dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një i afërm i saj në Gjirokastër.

Kabul Hunda, banues në Libohovë akuzohet se ka ushtruar seksuale me dhunë me një 16-vjeçare, që rezulton të jetë vajza e nipit të tij.

Abuzuesi jetonte vetëm prej vitesh pas vdekjes së bashkëshortes ndërsa fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.

Denoncimin në polici e ka bërë xhaxhai i së miturës, ndërsa familjarët pohojnë jashtë kamerave se vajza dukej e trembur  prej një periudhe të gjatë por vetëm dje i ka treguar nënës së saj.

Ai është arrestuar, ndërsa do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Rastet e dhunës seksuale ndaj të miturve dhe të rriturve raportohen pothuajse çdo ditë në media, ndërsa qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile theksojnë nevojën për dënime më të ashpra ndaj abuzuesve.