Në Beograd ka nisur raundi i dytë i takimeve të ‘Open Balkan” mes Edi Ramës, Aleksandër Vuçiçit dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
Vendi ynë përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, kryeministri Zoran Zaev zëvendësohet nga zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, pasi pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ai u dorëhoq pas humbjes së thellë në zgjedhje, ndërsa Serbia përfaqësohet nga Aleksandar Vuçiç.
Edhe ky takim i radhës e gjen iniciativën e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.
Edhe pse kreu i qeverisë malazeze ishte pjesë e darkës së djeshme në Beograd krah Ramës dhe Vuçiç, ndërsa ka thënë se mbështet cdo nismë që i vjen në ndihmë rajonit.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrah edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.
Por Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.