Kina do të katërfishojë numrin e armëve bërthamore

Në raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i SHBA-së (Pentagon) thuhet se deri në vitin 2030 Kina planifikon të rrisë në 1 mijë numrin e kokave luftarake bërthamore dhe që të gjithë forcën e saj ushtarake ta mbledhë deri në vitin 2027 nën një rrjet të ri të strukturuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pentagoni publikoi raportin e tij që do të prezantohet në Kongres me titull “Zhvillimet ushtarake dhe të sigurisë ku është përfshirë Kina”.

Në raport thuhet se përpjekjet e Kinës për të rritur kapacitetet e saj ushtarake kanë tejkaluar parashikimet e Pentagonit të vitit 2020.

“Do të rrisë kapacitetin e saj bërthamor”

Sipas raportit, Kina synon të rrisë duke diversifikuar kapacitetin e saj bërthamor.

“Shpejtësia në rritjen bërthamore të Kinës, do të mundësojë që ajo të sigurojë rreth 700 koka luftarake bërthamore deri në vitin 2027. Kina duke tejkaluar parashikimet e Pentagonit për vitin 2020, synon të rrisë në të paktën 1 mijë numrin e kokave luftarake bërthamore deri në vitin 2030”, theksohet në raport.

Në raport vihet në dukje se sipas zhvillimeve të reja në vitin 2020, Kina ka arritur në nivelin “lësho pas paralajmërimit” situatën e “përgatitjes për luftë bërthamore në kohë paqeje” dhe se ajo ka ndërtuar një numër të madh të flotave të reja raketore.

Pentagoni në raportin e tij ka theksuar gjithashtu se Kina ka zhvilluar sisteme të reja raketore të cilat do të tejkalojnë zinxhirin e dytë të ishullit përfshirë edhe Ishullin Guam që e rrethon atë dhe të cilat SHBA i emërton si “zinxhirët e ishujve”.

Kina do të rrisë edhe më tej ndikimin e saj ushtarak në rajon, thuhet në raportin në të cilin informohet se Partia Komuniste e Kinës synon që deri në vitin 2027 të modernizojë sërish ushtrinë e Kinës duke e mbledhur nën një rrjet sistematik.