Aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një person.

Policia bën me dije se nga përplasja e dy mjeteve tip “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç dhe  makinës “Volksëagen” me drejtues shtetasin P. Ç,  ka ndërruar jetë bashkëshortja  e tij shtetësja Xh. Ç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.