VMRO-DPMNE formon shumicë të re parlamentare

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski duket se ka arritur të formojë një shumicë të re parlamentare.

Një zhvillim i tillë vjen pas fitores në zgjedhjet lokale dhe dorëheqjes së kryeministrit, Zoran Zaev.

Njoftimin ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook dhe pjesë e koalicionit të ri janë forcat shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe Lëvizja Besa, e cila deri tani ka qenë pjesë e koalicionit me LSDM e Zaev.

“Një e ardhme e re po vjen. Sfida të vështira na presin. Kemi një shumicë të re parlamentar”, shprehet ai.

Kjo shumicë e re parlamentare pritet që të testohet në Parlament nëse do të arrijnë të rrëzojnë qeverinë aktuale përmes një mocioni mosbesim