Aksidenti i merr jetën një gruaje/ 54-vjeçarja po udhëtonte në Elbasan-Librazhd

Një grua 54-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së shtunës në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë.

Mjeti tip “Citroen”, më të cilin udhëtonin tre persona është përplasur nga një kamion e për pasojë ka gjetur vdekjen në vend gruaja 54-vjeçare ndërsa janë plagosur drejtuesi I mjetit dhe pasagjerja tjetër 35 vjeçe.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa është dashur ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet ndërsa policia është duke vijuar hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Aksi nacional Elbasan Librazhd është një ndër akset me problematikë më të theksuar përsa i përket mungesës së sinjalistikës dhe ndriçimit në zonat e banuara. Ndërkohë reshjet e shiut shtojnë rrezikshmërinë ku për fat të keq në ditë me shi kjo rrugë përgjaket nga aksidentet.