Aksidenti në Lezhë, ‘Fuoristrada’ i mori përpara, në gjendje të rëndë drejtuesja e ‘Peugeot’

Sikundër mësohet Fuoristrada ka marrë përpara mjetin tip Peugeot, duke dëmtuar rëndë drejtuesen e mjetit.

Një aksident i rëndë u shënua në orët e mesditës së sotme në dalje të Lezhës. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në terren një automjet tip Fuoristradë ka përplasur një automjet tip Peugeot që drejtohej nga një drejtuese femër, ku në bord ishte edhe një djalë.

Sikundër mësohet Fuoristrada ka marrë përpara mjetin tip Peugeot, duke dëmtuar rëndë drejtuesen e mjetit.

Kjo e fundit raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa me lëndime më të lehta është paraqitur pasagjeri në mjetin ‘Peugeot’