Si do të votojmë në kohë pandemie: KQZ nxjerr udhëzimet

Në çdo hyrje të qendrave të votimit duhet të ketë dezinfektant për duar, maska me detyrim. Ndërsa kutitë e votimit dhe dhomat e fshehta do të vendosen 2 metra larg komisionit.

Komiteti i Ekspertëve ka publikuar protokollin për zgjedhjet e 25 prillit në mënyrë që të gjithë qytetarët të mbrohen nga Covid-19.

Në çdo hyrje të qendrave të votimit duhet të ketë dezinfektant për duar, maska me detyrim. Ndërsa kutitë e votimit dhe dhomat e fshehta do të vendosen 2 metra larg komisionit.

Sa i përket sallës së votimit, do të ketë hyrje dhe dalje të veçantë për të ruajtur distancimin fizik. Anëtarët e KQV-ve duhet të ulen në vendet respektive duke ruajtur distancën 1.5 metër nga njëri-tjetri.

Ndërsa në sallën e votimit nuk lejohet prania e më shumë votuesve se sa numri i dhomave të fshehta për votim, plus dy persona që regjistrohen. Edhe pas procesit të votimit, votuesi duhet të dezinfektojë sërish duart.