Përplasi 11-vjeçarin dhe iku, policia arreston të riun, nuk kishte as patentë

Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e  sotme nga Policia e Lushnjes pasi ka përplasur me makinë një 11-vjeçar në  fshatin Imësht të Lushnjës, dhe më pas është larguar që aty.

O. C, nga fshati  Ngurrëz e Vogël, Lushnje, ka qënë duke drejtuar makinën tip Benz pa patentë kur ka përplasur 11-vjeçarin, i cili po i jepte biçikletës.

I mituri  është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.