Ambasadori rus: Gjermania kaloi “vijën e kuqe”, furnizoi Ukrainën me armë

Ambasadori i Rusisë në Berlin, Sergey Nechayev kritikoi Gjermaninë për mbështetjen që i ka ofruar Ukrainës, pas nisjes së luftës.

Në një intervistë për median ruse, Izvestia, Nechayev u shpreh se kjo përbën një ‘linjë të kuqe’ që qeveria gjermane nuk do të duhej ta kalonte.

“Dërgimi i armëve vdekjeprurëse për regjimin ukrainas , të cilat nuk po përdoren vetëm kundër ushtarëve rusë, por edhe kundër popullsisë civile në Donbas, përbën ‘linjë të kuqe’ që Qeveria gjermane nuk do të duhej ta kalonte”, theksoi Nechayev.

Sipas tij, pas krizës në Ukrainë, qeveria gjermane ka shkatërruar marrëdhëniet e mira bilaterale që ka pasur me Rusinë.

Diplomati e ka përshkuar Berlinin si një prej aktorëve kryesorë në politikën e Perëndimit për sanksionet ndaj Rusisë.