Rama: Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e tij

Në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që po e shoqërojnë në vizitën e tij në Uashginton Rama mohoi që të ketë lidhje me shpalljen non grata të Sali Berishës.

Edi Rama: “Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e tij. SHBA ka konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij për të gjitha ato për të cilat e kanë shpallur nongrata. Të thuash që SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA-në se janë një shtet pa dinjitet, seriozitet e pa integritet dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve. Nëse SHBA do të influencohej kaq kollaj prej vitesh do të ishin peng I diktaturave dhe regjimeve që kanë pasuri marramendëse por kjo nuk ndodh sepse SHBA ka një tjetër model qeverisjeje. Kjo është farsë për të ardhur keq dhe për të ardhur keq për ata që besojnë në të tilla marrëzira.” 

Gjatë ditës së djeshme kryeministrin shqiptar Edi Rama pati takim me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe u pyet nëse ishte folur dhe për zhvillimet politike.

Rama u përgjigj: Sali Berisha është çështje e të shkuarës, jo të ardhmes” .

Rama ndodhet në SHBA me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë Shqipëria do të ketë presidencën e Këshillit të Sigurimit.