Autobusi me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut shpërthen në flakë, 45 të vdekur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bullgari. Të paktën 45 persona kanë vdekur pasi një autobus u përplas dhe pastaj u përfshi nga flakët.

Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 sipas orës lokale, në një autostradë pranë fshatit Bosnek në perëndim të Bullgarisë. “Mes viktimave ka edhe fëmijë”- tha ministri Nikolai Nikolov për televizionin shtetëror bullgar.

Aktualisht vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe shpërthimit në flakë të autobusit. Mësohet se 7 persona janë dërguar në spital.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi në nga Stambolli. Raportohet se autobusi kishte targa të Maqedonisë së Veriut, shkruan BBC.