Balla: LSI shkoi për skrap! Dua ti them PD që rezultati i zgjedhjeve është ai në kuti

Balla iu drejtua Partisë Demokratike duke i thënë se rezultati i zgjedhjeve është ai që është në kuti dhe duhet pranuar.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha ditën e sotme se LSI ka shkuar për skrap. Ndërkohë iu drejtua Partisë Demokratike duke i thënë se rezultati i zgjedhjeve është ai që është në kuti dhe duhet pranuar.

Balla: LSI shkoi për skrap, ashtu sic e shkroi vetë fatin e saj. Sot, si kryetari dua ti them PD që rezultati i zgjedhjeve është ai që është në kuti e që cdo parti politike duhet ta lexoje. Se dhe ne nuk kemi pasur rezultatin që do kishim dëshiruar por kemi marrë atë minimalin. Se të gjithe e dinë se ne kemi humbur 1 mandat.