Banka Botërore ndihmon Kosovën në blerjen e pajisjeve të reja mjekësore kundër koronavirusit

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci u shprehë se shpreson që Kosova të vendoset në rrugën për rimëkëmbje ekonomik.

Banka Botërore përmes një komunikate të publikuar me 18 janar ka treguar se na ndihmuar Kosovën që të blej pajisje të reja mjekësorë kundër koronavirusit.

“Pajisjet e reja mjekësore përfshijnë ngrirje dhe frigoriferë ultra të ftohtë, raste transporti, çanta bio-rreziku, tuba grumbullimi gjaku dhe gjilpëra sigurie. Furnizimet, të cilat janë blerë përmes një granti prej 1,75 milion Euro”, thuhet në komunikatë.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci u shprehë se shpreson që Kosova të vendoset në rrugën për rimëkëmbje ekonomik.

“Ardhja në Kosovë e pajisjeve shtesë mjekësore është një lajm i shkëlqyeshëm për betejën e vendit me COVID-19, i cili shpresojmë të ndihmojë që Kosova të vendoset në një rrugë të rimëkëmbjes së qëndrueshme ekonomike,” kishte thënë Paolucci.

Programi i Bankës Botërore në Kosovë aktualisht mbështet 11 projekte në sektorë të ndryshëm, gjithsej 281.6 milion dollarë amerikanë të kredive koncesionare. Banka Botërore gjithashtu mbështet Kosovën me financimin e granteve dhe punën analitike.