Hungaria, shteti i parë në BE që miraton vaksinën ruse

Të paktën 140 mijë hungarezë tashmë janë vaksinuar.

Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që i jep miratimin paraprak vaksinës ruse të koronavirusit, Sputnik V.

Sot, shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban konfirmoi se vaksinës ruse dhe vaksinës së Oxford-AstraZeneca iu është dhënë drita jeshile nga autoritetet shëndetësore.

Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto po udhëton në Moskë për bisedime të mëtejshme, ku pritet të diskutojë një marrëveshje dërgesash dhe shpërndarjeje.

Rezultatet e hershme nga provat e vaksinës Sputnik kanë treguar rezultate premtuese.

Zyrtarët shëndetësorë hungarezë janë gjithashtu në Pekin për bisedime me autoritetet kineze mbi aprovimin dhe shpërndarjen e menjëhershme të një milion dozave të vaksinës Sinopharm, e cila tashmë po përdoret në Serbinë fqinje.

Të paktën 140 mijë hungarezë tashmë janë vaksinuar. Por përpjekjet e qeverisë për të popullarizuar vaksinat ruse dhe kineze tashmë janë ndeshur në kundërshtime.

Skepticizmi dhe dyshimi midis hungarezëve, të paktën në imagjinatën e publikut, lidhet me dominimin komunist të vendit nga viti 1948 deri në 1989.

Masa ka tërhequr gjithashtu kritika nga Bashkimi Evropian, i cili është dyshues ndaj një shembulli tjetër të qeverisë së Z. Orban që shkon në rrugën e saj dhe minon solidaritetin e BE-së./BBC