Basha: 25 prilli është një masakër elektorale, betejë në të gjitha frontet për rrëzimin e regjimit…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e quajti edhe njëherë tjetër 25 prillin një masakër elektorale.

“25 prilli është një masakër elektorale. Besimi, shpresa që zgjuam, pavarësisht rolit të paprecedentë të krimit të organizuar dhe shkrirjes së vijave ndarëse të partisë dhe shtetit, nuk ia dolën dot”.

Basha u shpreh se PD-ja do të vazhdojë me mbledhjen e fakteve të manipulimit të zgjedhjeve.

“Media duhet të drejtojë pyetjet te Rama-Doshi-Rakipi. Si i mori votat Tom Doshi, Vangjush Dako? Do të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit”, u shpreh Basha.