Presidenti Erdoğan niset për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me ftesë të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan u nis për në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ku do të zhvillojë takime zyrtare gjatë periudhës 14-15 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Përpara nisjes drejt kryeqytetit Abu Dhabi, presidenti Erdoğan dha deklarata dhe u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në Aeroportin Atatürk në Stamboll.

Pas deklaratave Erdoğan përshëndeti trupën ceremoniale ushtarake dhe u përcoll nga zv.presidenti Fuat Oktay, prefekti i Stambollit Ali Yerlikaya dhe deputeti i AK Partisë për Stambollin, Osman Nuri Kabaktepe.

Gjatë udhëtimit të tij për në EBA, Erdoğan shoqërohet nga ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, ministri i Financave Nureddin Nebati, ministri i Tregtisë Mehmet Muş, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli, zv.kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë Ömer Çelik, shefi i Kabinetit për Komunikim Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk, Ibrahim Kalin.

Në takimet që do mbahen në kuadër të vizitës, presidenti Erdoğan do të diskutojë mbi marrëdhëniet dypalëshe Turqi-EBA dhe për mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit. Gjithashtu në bazën kuptimit të ndërtimit dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit do të shkëmbejë pikëpamjet rreth zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës në rend dite do të përfshihen edhe nënshkrimi i marrëveshjeve që do të sigurojnë kontribut të rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në Panairin Botëror “EXPO 2020 Dubai” si dhe do të inaugurojë dhe vizitojë zonën e ekspozitës së Turqisë me 15 shkurt e cila është përcaktuar si “Dita Kombëtare e Turqisë”.