Bllokimi i mjeteve në Vlorë-Orikum, policia apel shoferëve: Shmangni lëvizjen në këtë aks, po punohet për zhbllokimin e rrugës

Policia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshme për shkak të  përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe rrëshqitjeve të dherave në aksin rrugor Vlorë-Oriku, policia apel që shoferët të bëjnë kujdes të veçantë dhe të shmangin lëvizjen në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës-Informacion-

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Për shkak të reshjeve të shiut në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Jonufër, ka pasur rrëshqitje të dheut, gjë që ka sjellë bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emregjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.