2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Kurti priti në takim Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursa dhe koordinatorin e qendrës kulturore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, kanë pritur sot në takim Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursa të Turqisë​, Fahrettin Gülener, dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe u shpreh gatishmëria për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi edhe ndërmjet komunave dhe shkollave të ndryshme të të dy shteteve.

“U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në Qendrën Kulturore të Kosovës në Bursa”, bëhet e ditur në njoftim për media.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme