10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Sërish aksident në Durrës, ‘Opel’-i përplas këmbësorin, jashtë rrezikut për jetën

Një aksident është regjistruar sërish në Durrësi, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit -Ura Dajlanit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin me inicialet E. K., ka përplasur shtetasin këmbësor me inicialet E. M. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme